Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht ditën e sotme dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Përparim Rrajës.
Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla.