Rrjetet sociale në ditët e sotme, janë bërë një matës për të treguar nëse njerëzit kanë, apo nuk kanë. Nëse kanë para, makina, nëse bëjnë jetë luksi, nëse ushqehen mirë dhe bukur, nëse vishen shtrenjtë e të tilla gjëra.Kjo lloj jetese, i ka futur të rinjtë dhe jo vetëm, që të kenë shumë komplekse me jetën e tyre dhe të duan të tregojnë hera-herës edhe gjëra që ndonjëherë nuk i kanë, nuk i ndjejnë ose edhe nuk i mendojnë.Kjo ‘metodë’ nuk ka lënë pa prekur edhe vipat dhe njerëzit e famshëm. Një ndër to është edhe Rovena Stefa. Këtë të fundit nuk e kemi parë ndonjëherë të sillet në këtë lloj mënyre, duke treguar sa ka dhe çfarë ka edhe pse ka disa vite që është pjesë e industrisë së këngës. Në një video që ajo vetë e ka postuar në rrjetin e saj Instagram, e mbulon veten e saj me para teksa ndodhet brenda një mjeti. Teksa shpërndan eurot që ka në dorë, ajo dëgjohet që thotë se ‘kush ka thënë se nuk kam para’. Një gjest i tillë nga ana e këngëtares është komentuar shumë online pasi ajo nuk njihet për një profil dhe veprime të tilla.
@queenrovena#momey#rovenastefa#queenrovena#fyp#tiktok#goviral#viral#moneymakeeeerrr#moneychallenge♬ original sound – QUEEN ROVENA