Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka dalë përpara ish-presidentit amerikan Donald Trump me 7 pikë përqindje në zgjedhjet e mundshme presidenciale, ka zbuluar një sondazh i ri kombëtar i Yougov.
Ky është sondazhi i parë për zgjedhjet e 2024 që tregon DeSantis përpara dhe i pari që nga shkurti 2016 që tregon një dobësim të dominimit të Trump në Partinë Republikane.
Sipas sondazhit, 42% e republikanëve dhe të pavarurve me prirje republikane tani thonë se do të preferonin DeSantis si kandidatin e tyre presidencial për vitin 2024, krahasuar me 35% për Trump.
Gati dy muaj më parë, sipas një sondazhi të Yahoo News/YouGov të amerikanëve, vetëm 35% favorizonin Desantis, ndërsa 45% mbështesnin Trumpin.