Komisioni Europian ka ndërmarrë një hap të pamenduar më parë, duke i dhënë dritën jeshile përdorimit të pajisjeve elektronike në avion, duke përfshirë smartphone, smartwatch, tablet dhe laptop, e duke përditësuar ligjin e vitit 2008 dhe duke i dhënë kohë vendeve anëtare që të përgatiten teknologjikisht brenda 30 qershorit 2023.
Thënë ndryshe, nga kjo verë do të kemi mundësi që të lidhemi me internet gjatë fluturimeve me avion.
Pasagjerët brenda hapësirës së BE, mund të përdorin telefonat nëpërmjet antenave të instaluara në tokë teksa janë në kuota të ulëta në fluturim. Tek kuotat e larta, ky lloj shërbimi do të jetë i mundur vetëm tek avionët që do të aktivizojnë shërbimin Picocell.
Nuk dihet nëse kjo risi përbën rrezik për sigurinë e udhëtarëve.