Nënë e bijë S.S., 66 vjeçe dhe E.K., 43 vjeçe, janë vënë nën hetim nga policia pasi u kapën në aeroportin e Rinasit me 40 mijë euro të padeklaruara. Të dyja kishin fshehur në trup nga 20 mijë euro dhe kanë tentuar që t’i nxjerrin jashtë kufirit shqiptar pa i deklaruar, por gjatë kontrollit që iu është ushtruar nga efektivët e policisë ata kanë gjetur paratë e fshehura.
Po ashtu, në hetim është vënë edhe një 35-vjeçare M.H., pasi ka tentuar të dilte nga vendi ynë, së bashku me djalin e saj të mitur, me një dokument të dyshuar fals. Gjatë kryerjes se procedurave në aeroportin e Rinasit, teksa udhëtonte së bashku me djalin e saj, 35-vjeçarja ka paraqitur një dokument (deklaratë noteriale) të dyshuar të falsifikuar.
Shuma 40 mijë euro dhe dokumenti i dyshuar fals u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.