Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit e vranësirat pritet të jenë të pakta kalimtare. Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 1 deri 18°C, në zonat e ulëta 3 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 7 deri 24°C.