Atentat ndaj një 51-vjeçari shqiptar në ishullin grek Paksi. I plagosuri rëndë i identifikuar si Andrea Kalemi ndodhej në Greqi për pushime me familjen e tij. Mediat greke raportojnë se mes të plagosurit dhe autorit që është shqiptar fillimisht ka pasur një debat verbal, çka ngre dyshimet se ata njiheshin më herët dhe pas debateve u përleshen fizikisht. Shqiptari i cili dyshohet se kishte mbërritur në ishull nga Italia, e qëlloi 51-vjeçarin Andrea Kalemi disa herë dhe u largua.
Në vendngjarja policia gjeti 14 gëzhoja ndërsa janë ngritur pistat e hetimet për larje hesapesh apo borxhe të vjetra. Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, i cili u ekzekutua me tritol në automjet në dalje të Tiranës. Ai dyshohet si i përfshirë edhe në vrasjen e Edmond Papës në zonën e Selitës në Tiranë, ngjarje e cila dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës.
(Personi në të majtë të fotografisë është i plagosuri Andrea Kalemi, ndërsa në të djathtë ndodhet kushëriri i tij, Aleksandër Sadikaj)