Sot territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje mesatare në pothuajse të gjithë qarqet, ndërsa në qarkun e Vlorës reshjet do të jenë intensive.
Në qarqet Kukës dhe Korçë priten reshje të dobëta ndërsa në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Era pritet të fryjë e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 3 deri në 9°C, në zonat e ulëta 9 deri në 13°C dhe në zonat bregdetare 10 deri në 14°C.