Më në fund pas disa javësh me mot të paqëndrueshëm, për javën që presim përpara vendi ynë do të kthehet në “normalitet”! Kjo referuar depërtimit gradual të Anticiklonit Afrikan fillimisht mbi Evropën Qendrore dhe më pas edhe mbi territorin e vendit tonë.
Në këtë mënyrë, për të gjithë javën që presim përpara moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe plot orë me diell. Megjithatë, në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash kalimtare.
Pritet një rritje e ndjeshme e temperaturave minimale dhe maksimale, të cilat do të shkojnë deri në 36-37 gradë celcius.