Edhe dita e sotme mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjelle reshje në pjesën më të madhe të territorit. Shtrirja e reshjeve pritet të jetë më e lartë në orët e paradites dhe rreth mbrëmjes do të ketë një ulje të intensitetit të tyre.
Temperaturat do të jenë në bregdet 20/27 °C, në vendet e ulëta 18/28 °C dhe në vendet malore 11/20 °C. Era pritet të fryjë e lehtë në mesatare, me shpejtësi deri në 11 kilometra në orë.