Probleme nga rrëshqitjet e dherave në rrugën e Arbrit. Një masiv dheu ka rrëshqitur në baypasin e rrugës së Arbrit në afërsi të tunelit të Murrizit. Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve. Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën. Është një shpat mali shumë i rrezikshëm, i cili mund të rrëshqasë përsëri, nëse reshjet e shiut do të vijojnë.
Si pasojë e përmbytjeve në Shkodër problematike ndodhet situata në njësinë administrative Ana e Malit, 400 hektarë nën ujë. Pa energji elektrike janë pjesa më e njësisë administrative Ana e Malit si dhe fshatrat Beltojë Mali Hebe.
Ndërkohë reshjet e shiut në Lezhë kanë përmbyten 265 hektarë tokë, ndërkohë që reshjet në Mirditë kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh gjithë gjatësisë së Rrugës së Kombit, problematike është në zonën e Repsit.
Në Fushë-Krujë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë.