Nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, Qarku i Shkodrës tanimë po përballet me temperaturat e ulëta dhe reshjet e mëdha të dëborës. Për këtë arsye, Ministria e Arsimit në një postim të bërë në rrjetin sociale Facebook, ka njoftuar se 13 shkolla në disa njësi administrative të Shkodrës nuk do të jenë gati të mirëpresin nxënësit e tyre ditën e hënë. Kështu që mësimi është pezulluar deri në një njoftim të dytë të Ministrisë së Arsimit. Sipas njoftimit të Ministrisë bëhet fjalë për 13 shkolla në njësitë administrative Pult, Shosh dhe Shalë. Të mbyllura do vijojnë të jenë shkollat:
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Mehmet Shpendi”, Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare “Giman”, Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare “Theth” Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.