Ditën e djeshme vendi u përfshi nga reshjet e shumta të shiut të cilat në disa qytete shkaktuan edhe përmbytje. Siç ishte parashikuar edhe nga sinoptikanët, në disa qytete në veri të vendit kanë filluar reshjet e dëborës. Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, rajoni i Dibrës është përfshirë nga reshje të shumta dëbore të cilat kanë bllokuar rrugën e Arbrit, ekzaktësisht bypass-in në Qafën e Murrizit.
Firma përgjegjëse për rrugën ka nisur pastrimin e saj ndërkohë që policia u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që shkojnë drejt Tiranës që të përdorin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Policia u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.