Për ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të dendura. Do të ketë reshje shiu që në orët e para të mëngjesit dhe pritet që reshjet të jenë prezente gjatë gjithë ditës.
Në lartësinë mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Era do të vijojë të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen 3 deri 11°C në zonat malore, 5 deri 13°C në zonat e ulëta dhe 8 deri 14°C në zona bregdetare.