Dita e sotme do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët, e intervale kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.
Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, e cila më momentin e zhvillimit të varënsirave dhe përgjatë vijës bregdetare do fitojë shpejtësi deri 12m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.