Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar rënie temperaturash për ditën e nesërme, bazuar në informacionet meteorologjike.
ARRSH i bën thirrje drejtuesve të mjeteve, sidomos në zonat veriore dhe verilindore ku do të ketë reshje të dendura dëbore dhe erë, të marrin disa masa.
“Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë marrë masat për përballimin e situatës në terren dhe për të siguruar qarkullim normal.
Rekomandojmë të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me temperatura shumë të ulëta dhe të qarkullohet vetëm me goma dimërore që mos të shkaktojnë bllokim të rrugës duke penguar edhe punën e borëpastrueseve si dhe të ndiqen udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.