Ka shkuar në 57 numri i viktimave nga moti i keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shteti më i prekur nga vdekjet është Nju Jorku ku si pasojë e motit të keq janë regjistruar 28 vdekje.
Sinoptikanët kanë paralajmëruar se moti i keq do të zgjasë edhe për disa ditë dhe se në disa zona të SHBA-së pritet të bie deri në 1 metër dëborë.
Autoritete vendase i këshillojnë familjarët gjatë gjithë kohës që mos të dalin nga shtëpitë dhe të anulojnë udhëtimet që kanë planifikuar, pasi shumica e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e arrestit kardiak nga temperaturat shumë të ulëta.
Mbi 15 mijë fluturime janë anuluar gjatë ditëve të fundit, duke shkaktuar kaos nëpër aeroporte për ata që duan të kthehen në shtëpi.