Jemi zyrtarisht në stinën dhe sezonin e gështenjave. Shumë prej nesh ndjekin stilin tradicional për t’i gatuar, që do të thotë ose i ziejmë ose i pjekim. Por a e dinit që ekziston edhe një mënyrë tjetër të të gatuarit të gështenjave?
Do vazhdojmë të qëndrojmë tek gështenjat e pjekura por metoda është e ndryshme. Fillimisht duhet të dini se gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe, pasi ju jep energji, sasi të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminash dhe karbohidratesh.
Në këtë recetë gështenjat do t’i gatuajmë në kripë. Kripa është një përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, që do t’ju lejojë të përftoni gështenja të pjekura në mënyrë perfekte, pa tym dhe pa ndotje. Gështenjat do të gatuhen në një tigan mbi një shtresë kripe të trashë, e cila vepron si qymyr.
Pasi të jenë gati, gështenjat do të jenë shumë të buta dhe të lehta për t’u qëruar.
Përbërësit:
1 kg gështenja
1 kg kripë e trashë