Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se autoritetet shqiptare po e ndjekin me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë.
Sakaq, kreu i qeverisë theksoi se i bashkohet qëndrimeve të aleatëve strategjikë SHBA dhe BE.
“Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog”, shkruan Rama.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!
— Edi Rama (@ediramaal) November 7, 2022
Sipas tij, autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me ‘forcë’! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”, shtoi kryeministri shqiptar në përmbyllje.