Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një takimi në Dibër foli ndër të tjera edhe për rrugën e Arbrit.
Ai tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.
“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë”, tha Rama.
Sipas tij, me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë.
Ai garantoi se po ecet me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin.
“Autoritetet kanë një problematikë shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama.