Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të takimeve sot në 3 shtete të tjera ballkanike. Pas Shkupit dhe Prishtinës, Rama do të vizitojë për 1 orë Bosnje Hercegovinën, pas mesdite shkon në Mal të Zi ku do të takojë kryeministrin në detyrë Abazoviç dhe më pas takim dhe konferencë në mbrëmje me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Ky tur dyditor i kryeministrit Rama zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit i cili mbahet në dhjetor në Tiranë.