Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e sistemit bankar. Në takim, Rama kërkoi i prerë që bankat e nivelit të dytë të mos funksionojnë më me metoda tradicionale.
Ai u shpreh se brenda këtij viti të implementohet “open banking”, çka nënkupton që pagesat të kryhet online. Rama, po ashtu, bëri thirrje që të qarkullojë më pak leku “cash” dhe pensionistët ta marrin pensionin përmes sistemeve të reja.
“Bankat mbeten shumë larg nevojës së ekonomisë. Eficenca e transaksioneve, pagesat direkte janë me metoda tradicionale. Qeveria duhet të fokusohet te inovacioni, faktikisht ne jemi në situatën kur ligji, jo unë, e ka të shkruar, që në janar të këtij viti, duhet të ishte zbatuar nga të gjitha bankat e nivelit të dytë, aplikimi i protokolleve të open banking. Afat, ky i përsëritur”, tha Rama.