Rusia ka financuar Partinë Demokratike (PD) me qëllimin e vetëm për të rrëzuar Qeverinë.
Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teksa po bashkëbisedonte me banorët e qarkut Dibër.
Rama deklaroi se Sali Berisha ka qenë në dijeni të financimit rus dhe pse diçka të tillë ia ka faturuar vetëm ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha.
“Hienat edhe pse non grata vijojnë të jenë të zhytura nën rublat ruse”, tha kryeministri.
Rama solli në vëmendje votimin e PD-së në Asamblenë e Këshillit Evropian (KE) për raportin e Dick Marty-t, për të cilin tha se “votuan pro pasi kështu i urdhëroi Rusia”.