Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me një grup pensionistësh, të cilëve iu ka shprehur mirënjohje për kontributin në jetën kulturore, arsimore dhe sportive të vendit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook” kreu i qeverisë ka postuar disa foto nga takimi, krahas së cilave shkruan se borxhi ndaj punës së tyre ndër vite do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm. Pensionistët përfshihen në kategorinë që përfituan shpërblim nga Pakoja e Madhe e qeverisë për të zbutur impaktin e inflacionit deri në fund të këtij dimri. Në të gjithë territorin e vendit janë 695 mijë pensionistë që do të marrin si shpërblim nga 8 mijë lekë.