Një ditë pas mocionit me debat në parlament për çështjen McGonigal, kryeministri Edi Rama, reagoi në tuiter, duke thënë se nuk ka paralajmëruar tjetër non grata.
“Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Një ditë më parë përmes batutash ai tha se tava është gati dhe se njerëzit do ta shohin, duke nënkuptuar një tjetër non grata.