Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga rindërtimi i pallateve të reja nga tërmeti në lagjen ‘5 maji’. Kreu i qeverisë shkruan se ky bllok i ri pallatesh është një vepër dinjitoze ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti.
“Mirëmëngjes dhe me shpresën se do t’ju kujtohen ende “viktimat” e lagjes 5 Maji tek dera e parlamentit, ku po merr sot formë dita-ditës kjo vepër dinjitoze urbane e arkitektonike, e ku do të vazhdojë strehimi i familjeve të prekura nga tërmeti, përfshirë edhe ata që protestonin për motive politike, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkroi Rama.