Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një konferencë për mediat se është i gatshëm të komunikojë me kryeministrin Albin Kurti në çdo moment.
Rama u shpreh se Albini nuk e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejtë lidhur me tensionet në Kosovë. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të jetë notere e çdo politike që ndjek Kosova.
“Për mua është e qartë ajo që ka ndodhur. Albini s’e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë sepse lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat por mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe s’mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tëpër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh gjë që s’e kam thënë kurrë sepse janë dy shtete, aq më tepër nëse është kështu detyrimi jonë, është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona.
Jam i gatshëm të takohem me Albinin në cdo moment. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, por kemi në nivelin konceptual”, tha Rama.