Kryeministri Edi Rama ka folur për tensionet e një dite më parë në kampin MEK, gjatë një interviste për gjermanen Der Spiegel.
Ai tha se muxhahedinët e kanë shkelur vazhdimisht marrëveshjen me vendin ton dhe nuk mund ta përdorin Shqipërinë për të luftuar kundër regjimit iranian.
“MEK-un e kemi prej disa vitesh në vendin tonë. Ata janë të mirëpritur, por me kusht që mos ta përdorin Shqipërinë si një platformë për operacionet e tyre politike. Mysafirët tanë iranianë e kanë shkelur vazhdimisht këtë marrëveshje. Shqipëria nuk ka synim të jetë në luftë me regjimin iranian. Shqipëria nuk pranon askënd që ka abuzuar me mikpritjen tonë”, tha Rama.