Kryeministri Edi Rama është ndalur në Holandë në një darkë zyrtare. Në konferencën për shtyp, ku çështja kryesore ishte Ukraina, kreministri i vendit tonë foli për situatën e krijuar nga tensionet në veri të Kosovës. Rama theksoi se palët duhet të ulen në dialog, pasi çdo përshkallëzim i situatës munda të sjellë një fund katastrofik.
“Mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, pra në veri të Kosovës, ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit, sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- u shpreh kryeministri Rama.
Ndërkohë, ai ceku edhe deklaratën e bërë pak ditë më parë për situatën në Kosovë, ku tha se nuk do të lejojnë një Donbas të dytë. Rama u shpreh se rreziku është shumë real dhe duhet parandaluar vetëm përmes dialogut, duke theksuar se këtë çështja e ka diskutuar edhe në Bruksel. Sipas Ramës është koha për të ndërhyrë në mënyrë që të mos hidhet poshtë ajo që është ndërtuar deri më tani në Ballkanin Perëndimor me ndihmën e BE-së.