Kryeministri Edi Rama mbajti sot fjalën e tij gjatë takimit me liderët e Forumit Strategjik të Bledit.
Rama tha se nuk beson tek integrimi i Shqipërisë deri në vitin 2030. Rama tha se duhet të ketë më shumë ndihmë ndaj Shqipërisë, jo vetëm në aspektin financiar.
“Nuk besoj që në 2030 ne do jemi në BE, por të paktën në disa prej hapave… kjo do të ishte shumë mirë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme por mbështetje sa më konsistente, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët. Do të na duhen edhe 50 vite të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi përkueshmërisht proevropian dhe properëndimorë”, tha Rama.