Nga e hëna 3 korrik çdo shërbim i Kadastrës do të digjitalizohet. Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania, ku do të dërgohen kërkesat dhe do të merret përgjigje. Rama ka paralajmëruar qytetarët se që nga dita e hënë të mos shkojnë në asnjë zyrë Kadastre sepse nuk do t’i presë askush. Kreu i qeverisë gjithashtu ka paralajmëruar një sërë vetëshkarkimesh që priten të ndodhin në Kadastër pasi nga e hëna punonjësit do të munden të bëjnë vetëm punën e tyre dhe asgjë më shumë.
“Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot t’ju përgjigjet. Asnjë nga kushërinjtë apo miqtë e miqve nuk do ju përgjigjen. Nga e hëna 3 korrik Kadastra është makineri digjitale. Askush nuk do të gjejë dot si trajtohet prona veç makinerisë së Kadastrës. Qytetarët të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret askush, si në Bankën e Shqipërisë. Çdo veprim dot të bëhet përmes e-albania,” tha Rama gjatë prezantimit të reformës së Kadastrës.