Siç edhe e kemi raportuar edhe më herët ditën e sotme, kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një operacioni për heqjen e apendiciti në Qendrën Spitalore Universitare në orët e para të mëngjesit.
Mjekët që kanë marrë pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit kanë bërë me dije se gjendja paraqitet e mirë dhe brenda 24 orëve pritet të lërë ambientet e spitalit. Shefi i Kirurgjisë, Arben Gjata tha se koha e rikuperimit nuk do të jetë më shumë se 2-3 ditë.
‘Operacioni shkoi mirë, nuk ka temperaturë dhe sot do të fillojë dhe të ushqehet. Nesër besoj se duhet të dalë nga spitali. Me laparoskopi koha e rikuperimit është shumë e shpejtë, brenda 2-3 ditësh. Kryeministri nuk duhet të tregojë ndonjë kujdes të shtuar. Ai mund të ecë që sot.’- tha Gjata.