Kriza energjetike ka qenë në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama dje në Berlin.
Nga Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Rama ka kërkuar nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.
“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë”, tha Rama.
Ai u ndal edhe te largimi i të rinjve jashtë vendit.
“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk kanë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por shohim edhe ata që braktisin Shqipërinë për të punuar si doktor dhe infermier në Gjermani”, shtoi Rama.
Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipëriaë.
“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetike nga Republika Islamike e Iranit, ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, u shpreh Rama.