Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga takimet që po zhvillon në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Japoni.
Rama është takuar me drejtuesin kompanisë “Sumitomo Electric” me 400 filiale në botë dhe që ka 1200 punonjës në Shqipëri.
Një ditë më parë ai takoi Kryetarin e Kuvendit të Japonisë dhe të gjithë delegacionin e miqësisë së dy vendeve. Në këtë vizitë zyrtare, Kryeministri u shoqërua nga 3 ministret, Delina Ibrahimaj, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro.