Ka vend edhe për humor në takime tepër serioze, siç ishte edhe kongresi i Partive Socialiste Evropiane, i cili u zhvillua në Berlin.
Pjesëmarrës ishin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama e Albin Kurti.
Kurti, në një çast kur po zhvillonte një bisedë me dikë tjetër, është habitur teksa sytë i janë mbyllur nga dy duar.
Pa thënë asgjë, personi me të cilin po bisedonte, i pëshpëriti: Shihe kë ke prapa, kryeministrin Rama.
Po! Nga prapa qëndronte vetë Rama, i cili e ka befasuar Kurtin dhe e ka vënë për një çast edhe në siklet homologun nga Kosova.
“Po duhet të më kishe gjetur vetë more”, ia ktheu ai batutën Kurtit, i cili i ka shpjeguar se bashkëbiseduesin e tij e njeh që prej kohës së burgut.