Kryeministri Edi Rama i është kthyer sërish hidrocentralit të Skavicës duke ravijëzuar rëndësinë e tij për aspektin energjetik të vendit.
“Është e rëndësishme që të fitohet pavarësia e plotë energjetike dhe ne do ta fitojmë pavarësinë energjetike, ne jemi në atë rrugë sepse kemi tre komponentë. I pari komponent që na pengon ne që nga uji të marrim maksimumin është mungesa e Skavicës që na bën që në infrastrukturën më të madhe të vendit lart në kaskadën e Drinit ne të mos marrim dot maksimumin sepse kur ka shumë reshje dhe prurje ne duhet ta derdhim sepse s’kemi ku e rezervojmë. Skavica do të jetë rezerva e kaskadës, pra ujin e tepërt e lë atje dhe e ke kur të duhet. Skavica do të na bëjë një kompensim të madh në këtë pikë”, shtoi kreu i Qeverisë.
Më poshtë gjeni një artikull të detajuar nga Vesa News për situatën në lidhje me projektin e Skavicës: