Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Shkodër, ku nuk i ka kursyer këshillat për Benet Becin, i cili ka fituar një bashki që socialistët e kanë kërkuar aq shumë. Rama tha se sfida për Becin është të ripërsërisë fitoren.
“Do kesh presion të madh, që nga udhëheqja, duhet të mbash presionin, të bësh një bashki për qytetarët e Shkodrës, nëse do të të nderojnë dhe respektojnë dhe të të mbështesin siç të mbështetën, se të përsërisësh fitoren është e vështirë, se një herë mund të fitosh. Pritshmëria është shumë e madhe, s’do të të falin”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Beci tha se kjo detyrë është një përgjegjësi dhe sfidë shumë e madhe për të.
“Është sfidë dhe përgjegjësi e madhe”, u shpreh kryebashkiaku.
Benet Beci fitoi në Shkodër me 10 mijë vota më shumë se kundërshtari i tij demokrat, Bardh Spahia. Kjo ndodh për herë të parë pas 30 vitesh.