Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas sulmit që iu bë homologut të tij në Kosovë, Albin Kurtit.
Ai tha se nuk ishte dakord dhe marrëveshja mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.
“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme!”, shkruan kreu i qeverisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u qëllua më herët me qershi nga disa aktivistë të Partisë Social-Demokrate të Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa Kurti po hynte në Ministrinë e Drejtësisë.