Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter.
Rama shkruan se ka propozuar për ministër të Brendshëm, Taulant Ballën, i cili mban aktualisht postin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së. Shkarkimi i Çuçit vjen pas ngjarjes së rëndë në Borizanë, ku fisi Rraja dhunoi brutalisht Bilbil dhe Jashar Majën, pas konfliktit për një gurore.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim”, shkruan Rama në Twitter.