Kryeministri Edi Rama në një takim që po zhvillon me të rinjtë në qytetin e Beratit u bëri thirrje atyre që të mos largohen nga vendi pasi dhe këtu ka shumë mundësi. Kreu i qeverisë iu referua zhvillimit të teknoligjisë ku sipas tij të jep mundësinë që të punosh nga shtëpia me anë të një kompjutri duke pasur qasje në internet.
Rama shkëmbeu dhe batuta me të rinjtë e pranishëm. Duke iu referuar një djali, i cili i tha kreut të ekzekutitvit se e ka mbajtur në krah kur ai ka qenë i vogël, Rama nuk kurseu batutën duke iu drejtuar se prandaj i ka ecur dhe mbarë. Kryeministri bëri thirrje që të rinjtë të angazhohen në punën në turizëm duke qenë se vitet e fundit ka pasur një hov të këtij sektori në Berat.
Edi Rama: Unë nuk hyj tek ata që predikoj që të hyj tek ata që thonë se kush rri këtu është patriot i vërtetë dhe kush ikën nuk bën mirë. Sepse në të gjitha rastet krenarinë për Shqipërinë nuk duhet ta negociojmë me asgjë. Natyrisht që këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi. Askund nuk është shtruar një tapet i kuq dhe ti mund të bësh atë që do. Këtu patjetër që ka mundësi për ata që duan ti shikojnë mundësitë dhe t’i realizojnë për ata që duan t’i realizojnë. Janë shumë të rinj e të reja sot që punojnë nga shtëpia për tregjet e huaja. Paguhen shumë mirë dhe janë akoma në shkollë. Janë në shkolla të mesme ose në universitet. T’i mund të gjesh punë përmes teknologjisë kudo në botë pa lëvizur fare nga shtëpia me një kompjutër. Nga ana tjetër është gjithë kjo pasuri e jashtëzakonshme që është e njohur edhe si pasuri botërore, qyteti dhe bashkia ku ju keni lindur, ku po rriteni dhe po jetoni. Mjafton të duash t’ja dalësh dhe të kesh idenë e duhur për ta vënë gjithë këtë pasuri në dispozicion të mirëqënies tënde. Turizmi po rritet vit pas viti, numri i vizitorëve sot në Berat është më i lartë seç ka qenë ndodnjëherë. Ata vizitorë duan arsye për të qëndruar. Secili prej jush mund të gjejë për ta një arsye më shumë që ata të qëndrojnë. Kjo ka të bëjë e gjitha me mikpritjen, me traditën, me artizanatin, me trashëgiminë kulturore e me radhë. E padyshim që kush bën këtë gjë këtu, nuk diskutohet që fiton shumë më shumë se të punojë në një vend tjetër të botës. Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk bësoj të jetë kështu.