Mediat ndërkombëtare kanë shkruar ditën e sotme se një raketë kineze ka dalë jashtë kontrollit në atmosferë më datë 21 janar. Raportohet se mbetjet e kësaj rakete janë shpërndarë në atmosferë dhe disa prej tyre rrezikojnë që të bien në sipërfaqen e Tokës.
Nëse këto mbetje kanë mbërritur në Tokë, sipas mediave të huaja, mund të kenë rënë në sipërfaqen e Shqipërisë dhe Greqisë për arsye dhe këtë e konfirmon edhe më shumë trajektorja që ka përshkuar raketa.
Mbetjet dyshohet se kanë rënë në jug të Shqipërisë dhe në perëndim të Greqisë. Deri më tani pala shqiptare nuk ka një deklaratë në lidhje me këtë fenomen të rrallë por ndërkombëtarët ende po merren me hetimin e kësaj çështjeje.