Presidenti iranian Ebrahim Raisi fajësoi të dielën homologun e tij amerikan për nxitjen e “kaosit, terrorit dhe shkatërrimit” në Iran, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, mes protestave që kanë tronditur vendin për katër javët e fundit.
“Presidentit amerikan, i cili i lejon vetes përmes komenteve të tij të nxisë kaos, terror dhe shkatërrim në një vend tjetër, duhet t’i kujtohen fjalët e përjetshme të themeluesit të Republikës Islamike, i cili e quajti Amerikën shejtanin e madh”, tha Raisi.
“Irani duhet t’i japë fund dhunës kundër qytetarëve të vet thjesht duke ushtruar të drejtat e tyre themelore,” tha të shtunën presidenti i SHBA Joe Biden.