Një 50 vjeçar nga Lezha, pronar i një fabrike të vogël mielli humbi jetën pasditen e sotme në spital. Ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të rënda pas aksidentit në punë.
Mësohet se Ndue Gjinaj 50 vjeç nga Rrila e Lezhës ndërroi jetë në spital disa orë pasi u aksidentua në punë.
Gjinaj u rrëzua nga 3 metra lartësi, teksa po kryente disa rregullime në fabrikën e tij të miellit. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.