Numri i personave që ranë në vështirësi financiare gjatë pandemisë Covid-19, në Shqipëri ishin sa dyshi i rajonit.
Në një anketë të Bankës Qendrore të Austrisë vërehet se rreth 63 për qind e individëve në Shqipëri kanë përjetuar ‘shock financiar” gjatë pandemisë, ndërkohë që vetëm rreth 35-40 për qind e qytetarëve të në 10 vendet e Europës Juglindore janë ndjerë në këtë mënyrë gjatë vitit të parë të pandemisë.
Analiza e Bankës Qendrore te Austrisë tregon se, anketa e zhvilliar tejkaloi të dhënat që burojnë nga statistikat zyrtare mbi papunësinë që kanë raportuar vendet.
Të dhënat zyrtare nga vendet tregojnë se punësimi është rikuperuar përgjatë 2021, por ky përmirësim, jo domosdoshmërisht ka parandaluar krizën e të ardhurave.
“Anketa jonë kishte për qëllim të maste goditjen ndaj të ardhurave në përgjithësi, dhe jo domosdoshmërisht ato që gjenerohen nga punësimi” sqaroi Banka Qendrore e Austrisë.
Grafiku bashkëngjitur tregon se, në secilin nga vendet e Europës Juglindore përqindja e familjeve që kanë përjetuar një goditje të të ardhurave ishtë shumë më e lartë gjatë periudhës së pandemisë në krahasim me mesataren e katër viteve para pandemisë.
Banka vë në dukje se numri absolut i familjeve të goditura nga mungesa e të ardhurave ishte dukshëm më i madh në Shqipëri sesa në vendet e tjera. Sipas analizës, kjo ka shumë të ngjarë për faktin se Shqipëria nuk u godit vetëm nga pandemia, por edhe një tërmet i madh në fund të vitit 2019, i cili rezultoi në dëme shkatërruese.
Në të gjithë Rajonin e Europës Juglindore pothuajse një e dhjeta e individëve e anketuar raportojnë një ulje të të ardhurave dhe rreth 4% kanë humbur punën për shkak të COVID-19. Siç mund të shihet në grafikun 2, incidenca më e ulët e goditjeve individuale raportohet në Bosnje dhe Hercegovinë, ku vetëm 3.6% raportuan raportuan reduktim të të ardhurave.
Mesatarisht, pothuajse një e treta e individëve në rajoni përjetuan një lloj goditjeje të të ardhurave në vitin 2020 (shiritat blu).
Në Shqipëri përqindja e individëve që përjetuan krizë financiare gjatë vitit pandemik ishtë më e madhe se vendet e tjera për shkak se qeveria shqiptare akordoi nivelin më të ulët të paketave të ndihmës si mbështetje financiare direkte për individët.
Gjithashtu Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton në varfëri relative, ndaj predispozita për tu ekspozuar ndaj krizave financiare është më e madhe./monitor