Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri që deri më tani ka lënë të vdekur 600 persona ka sjellë reagimin e të gjithë ndërkombëtarëve dhe ndër to ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në një njoftim në të publikuar në Twitter, Xhaçka ka shprehur solidaritetin e saj me popullin turk dhe sirian duke u treguar e gatshme që të dërgoj ndihma në Turqi.
Our hearts and our prayers go to the victims of the tragic earthquake that hit #Türkey 🇹🇷 & #Syria 🇸🇾 today causing hundreds of victims. In this difficult hour we are ready to assist #Türkey in any way we can. @MevlutCavusoglu @MFATurkiye
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) February 6, 2023
Por një lajm i mirë vjen për Shqipërinë, pasi sipas ambasadës shqiptare në Turqi deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar ose që mund të këtë humbur jetën.
“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën. Do të komunikojmë në vijim për çdo informacion të përditësuar.”- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.
Për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, qytetarët shqiptarë me banim atje mund të kontaktojnë në numrat emergjentë Ambasada e Republikës së Shqipërisë Ankara +90 549 5611985 dhe Konsullata e Republikës së Shqipërisë Stamboll +90 539 6566219.