Zëdhënësja e PS-së, Bora Muzhaqi fajësoi KQZ-në për pjesëmarrjen e ulët në votime duke e bërë përgjegjëse për vonesat në nisjen e procesit.
Kjo, për shkak të problemeve të pajisjeve të identifikimit biometrik.
“Nuk dëgjuam ndjesën e Celibashit drejtuar mijëra zgjedhësve të cilët në më shumë se 500 qendra votimi u penguan të votojnë. Pajisjet elektronike nuk funksionuan, arsyet ishin më absurdet, deri te bateria. Nuk ka si të mos na vijë keq për mos dhënien e shërbimit të identifikimit elektornik duke penguar mijëra zgjedhës për disa orë derisa KQZ të merrte vendimin elementar të nisjes së procesit duke i detyruar qytetarët që të largoheshin”, u shpreh zyrtarja socialiste.