Vorë/ 48-vjeçari Edmond Picari është vënë në prangat e policisë. Ai ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar në rrugë me Ervin Picarin, komshiun dhe kushëririn e tij të largët. Më pas ka shkuar në banesë ka marrë çiften dhe është futur në lokal dhe ka qëlluar. Sipas disa deklarimeve të deritanishme, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që kishin.
Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari Edmond Picari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.