Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 34-vjeçarin Eduart Kondi, i cili tre ditë më parë qëlloi me armë në ajër, në një nga plazhet e zonës së Radhimës në Vlorës, pas një konflikti që kishte me të vëllanë.
Mësohet se seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e djeshme, pa avokat. Ky i fundit, Bilbil Maskaj, mësohte se është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës për t’u interesuar për klientin e tij.
Ndërkohë, i pandehuri Kondi është transferuar në IEPV Vlorë për të qëndruar aty deri në marrjen e dënimit përfundimtar nga ana e gjykatës.
SI LINDI KONFLIKTI MES VËLLEZËRVE?
Administrimi i plazhit gjatë sezonit veror ka shërbyer si shkak që vëllezërit Benjamin dhe Eduart Kondi të kenë konflikte të vazhdueshme midis tre. Mosmarrëveshjet sipas burimeve nga Policia e Vlorës, kanë vite që ndodhin.
Kohët e fundit, vëllai më i madh, Benjamin Kondi ishte rikthyer nga Anglia dhe kjo kishte shërbyer si shkak që konfliktet midis tyre të rindizeshin, derisa të mesditën e së hënës, ata janë përballur sërish në plazh.
Ardhja e Benjamin Kondit pranë bregut të detit ka acaruar vëllanë e tij më të ri. “Çfarë do këtu që ke ardhur”, mësohet t’i ketë thënë 35-vjeçari. Pas këtij momenti, ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në ajër, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Kjo ka shkaktuar panik te pushuesit e shumtë që kalojnë këto ditë të nxehta pranë detit. Pasi ka qëlluar, Eduart Kondi është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u arrestuar nga policia në një banesë në Vlorë.
Ndërkohë, pushuesit një ditë pas ngjarjes kërkojnë se duhet më shumë siguri, ndërsa ngjarje të tilla mund të ndodhin ne çdo vend, por qe duhet vëmendje nga shteti që të mos ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit dhe të frikësojnë pushuesit.
Menjëherë pas ngjarjes që rëndë, Policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar, duke e çuar në pranga pak më vonë, në atë që ajo e konsideron kapje në kohë rekord të autorit të dyshuar. Policia ngriti një sërë postblloqesh, duke arritur të kapë autorin e të shtënave me armë. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, në plazh është rikthyer normaliteti.