6 plumba janë qëlluar në drejtim të banesës së Dorian Ballës në Lundër të Tiranës. Raportohet se shënjestra, Dorian Balla është zyrtar i OSHEE-së. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e parë dhe të dytë të ndërtesës.
Policia ka nisur menjëherë hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat.