Ka ndërruar jetë mjeku i spitalit të Traumës Luan Nikollari. Lajmi bëhet i ditur nga familjarë dhe miq të Nikollarit, i cili ka mbajtur disa detyra dhe pozicione në mjekësinë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë eksperti i shëndetit publik Erion Dasho, ai që ka shkruar fjalë të ndjera për kolegun e tij:
I rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të doktor Luanit, të cilin sa herë e takoja e quaja “kolonel”. Punuam vite të tëra së bashku ku koloneli ishte shembull i profesionalizmit dhe korrektesës. Mbi të gjitha, një njeri i përsosur! Pusho në paqe, kolonel! Qofsh gjithmonë i kujtuar nga miqtë e shumtë bluzëbardhë dhe me uniformë!
Të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit dhe nga të tjerë mjek e miq të Nikollarit, ndërkohë që ndarja e tij nga jeta ka qenë e papritur, pasi nuk raportohet që të ketë vuajtur nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Petrit Vasili: Çfarë dhimbje. Mik i shkëlqyer, fisnik dhe zemërbardhë. U prehtë ne paqe Luani i mire
Maksim Basho: I ndriçoftë shpirti ne parajse kolegut te nderuar ngushëllime familjes.
Tritan Kalo: Një djalë, baba e koleg i përsosur. Të qoftë i lehtë dheu Dr. Luani!!!
Tritan Shehu: Një humbje e vërtetë. Ngushëllimet me te sinqerta!